Zemaj insiston: Kemi siguruar mbi 1.2 milionë vaksina anti-Covid

Aktuale

Zemaj insiston: Kemi siguruar mbi 1.2 milionë vaksina anti-Covid

Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:10
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se tashmë janë siguruar 1.220.000 vaksina anti-COVID.

Zemaj ka thënë se Kosova është duke e menaxhuar me sukses situatën me pandeminë.

Ai ka shtuar se deri në arritjen e vaksinave anti-COVID duhet respektuar masat që të mos ngarkohen institucionet shëndetësore. Më herët Zemaj kishte thënë se vaksinat e para anti-COVID pritet të arrijnë në shkurt.

“Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që keni pasur me institucionet e vendit, për respektim të masave anti Covid, ju ftoj që edhe më tej të vazhdojmë bashkë luftën kundër Covid 19. Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1.500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës. Kuadri profesional, ka gjetur angazhim të plotë në sistemin shëndetësor të vendit dhe largimi i mjekëve nga Kosova është zvogëluar shumë duke gjetur këtu perspektivën. Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti-Covid. Deri në arritjen e vaksinave anti-Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat