Edhe mbrëmë edhe sot, mërgimtarët përballen me kolona disa orëshe gjatë kthimit nga Kosova

Aktuale

Edhe mbrëmë edhe sot, mërgimtarët përballen me kolona disa orëshe gjatë kthimit nga Kosova

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:22
Kolona

Mërgimtarë të shumtë erdhën në Kosovë gjatë fundvitit, që të ishin pranë familjarëve të tyre.

Pandemia e krijuar nga virusi COVID-19 padyshim se ndikoi tek të gjithë e shumë prej tyre ua pamundësoi ardhjen gjatë verës, por edhe më gjatë.

Shumë prej atyre të cilët qëndruan këtë fundvit në Kosovë ka disa ditë që po kthehen për në Gjermani, Zvicër e vende të tjera të botës prej nga edhe erdhën.

Por siç duket me kolona të gjata po u duhet të përballen edhe sot në shumë pika kufitare.

Disa prej tyre kanë publikuar fotografu nga pika kufitare në Hungari, ku thuhet se të gjitha veturat po kontrollohen dhe se pritjet ishin deri në tri orë.

Image

Situatë e ngjashme, ndoshta edhe më  e keqe ishte mbrëmë në kufi të Serbisë me Kroacinë, ku shumë bashkatdhetarë pritën me orë të tëra.

Përpos mërgimtarëve të cilët në Kosovë erdhën me vetura, disa prej tyre erdhën edhe përmes aeroportit ‘Adem Jashari’ e disa të tjerë edhe me linja të autobusëve.

Natyrisht se ardhja e tyre ndikoi mirë në zhvillimin ekonomik të Kosovës përgjatë qëndrimit të tyre këtu, por që rreziku me COVID-19 vazhdon të jetë aktiv, tek ne në Kosovë dhe tek të gjithë vendet e huaja.

Madje shumë prej mërgimtarëve të cilët qëndruan në Kosovë detyrohen që kur të kthehen të karantinohen për një javë, në mënyrë që të jenë sa më të sigurt se nuk janë infektuar me koronavirus.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat