Pritje të gjata në kufirin Serbi-Hungari, situatë më e qetë në vendkalimet kufitare të Kosovës

Aktuale

Pritje të gjata në kufirin Serbi-Hungari, situatë më e qetë në vendkalimet kufitare të Kosovës

Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:21
Pritje të gjata në kufirin Serbi-Hungari, situatë më e qetë në vendkalimet kufitare të Kosovës

Numër i madh i shtetasve të Kosovës janë detyruar të presin me orë të tëra në pikën kufitare Serbi-Hungari pas radhëve të gjata në këtë pikëkalim kufitar.

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ndryshe nga dita e shtunë, sot situata ka qenë më e qetë dhe pa pritje të gjata.

Aktualisht, sipas përditësimit të të dhënave në ora 17:00, në pikat e kalimit kufitar Merdare, te Dheu i Bardhë dhe Jarinje udhëtarët presin deri në 30 minuta në dalje.

Kujtojmë se gjatë të shtunës pritjet në pikën kufitare në Merdare ishin deri në dy orë.

Pritjet dhe kolonat janë si shkak i fluksit të veturave të mërgimtarëve, të cilët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimit të festave të fundivitit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat