Hoti: Malisheva më e mobilizuar se kurrë më parë për fitore!

Aktuale

Hoti: Malisheva më e mobilizuar se kurrë më parë për fitore!

Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Partitë politike kanë nisur tubimet në qytete të ndryshme, para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sot LDK ka qenë në Malishevë, derisa kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, ka bërë në status në FB, ku shkruan se “Malisheva është më e mobilizuar se kurrë më parë për fitore!”.

Ky është postimi i tij i plotë:

Malisheva më e mobilizuar se kurrë më parë për fitore!

Kryesia, anëtarësia dhe aktivistët e devotshëm të LDK-së, në Malishevë, dëshmuan se dega është unike dhe e gatshme për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

I siguruam që do të vazhdojmë në rrugë të drejtë dhe vizion të qartë përballë çdo sfide që kemi përpara. E them me bindje të plotë se Kosova do të ketë qeverisje normale, siç ka çdo vend në Evropë.

Zoti e bekoftë Malishevën!

Zoti e bekoftë LDK-në!

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat