Krasniqi: S’është menduar që do të ketë nevojë për oksigjen kaq shumë në nivel të vendit

Aktuale

Krasniqi: S’është menduar që do të ketë nevojë për oksigjen kaq shumë në nivel të vendit

Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:44
Valbon Krasniqi

Ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka mohuar kategorikisht që ndonjë pacient me Covid-19 të ketë vdekur nga mungesa e oksigjenit.

Ai ka pranuar se ka pasur probleme me oksigjen, por se kjo ka ndodhur pasi nuk kanë menduar se do të ketë aq shumë nevojë për oksigjen në nivel vendi.

“E kam thënë në vazhdimësi ka vështirësi dhe sfida, por nuk është rrezikuar jeta e pacientëve, asnjë ditë dhe orë të vetme pacientët nuk kanë mbetur pa oksigjen”, ka thënë Krasniqi 

Ai ka thënë se që në muajin janar kur në vende të ndryshme të botës ka shpërthyer Covid është dashur institucionet të jenë më vizionare lidhur me menaxhimin e pandemisë.

“Nuk është menduar që do të ketë nevojë për oksigjen kaq shumë në nivel të vendit, dhe s’ka pasur investime të tilla. Është dashur të jemi më vizionar ne janar, se çka po ndodh me shtetet tjera”, ka pohuar Krasniqi.

Ai ka thënë se nuk pret të ketë probleme të tilla me oksigjen sikur kishte gjatë verës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat