Reagojnë gastronomët: Marre që mbi 10 mijë punëtorë shkaku juaj janë largu nga puna

Aktuale

Reagojnë gastronomët: Marre që mbi 10 mijë punëtorë shkaku juaj janë largu nga puna

Më: 10 janar 2021 Në ora: 20:29
Ilustrim

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përmes një postimi në FB, në emër të cilës ka shkruar Petrit Kllokoqi, ka reaguar ndaj tubimeve që po bëjnë partitë politike.

Ai ka thënë se po shohim standard të dyfishta, derisa gastronomët janë dënuar me mbi 5 mijë euro.

Kllokoqi gjithashtu ka ftuar gastronomët që të mblidhen të martën urgjentisht për të vendosur për hapat e mëtejme.

Ky është postimi i tij (pa ndërhyrje):

Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 denime per gastronomt e asni denim per politikanet!!! Dasmat e diskotekat i keni mbyll, e edhe kafiterit po denohen se po l lejojne 5 persona ne nje tavoline.

Kjo ska fjal tjeter qe e pershkrun pervec se Çka bon i Forti i ligi quditet , kjo ka te bej me Organet e rendit, kjo ka te beje me inspektorat e Avukit, kjo ka te beje qe NE prej tash e tutje bejme thirje qe ASNJE denim mos te paguhet!!!

PLOT denime na kane ardhe ne shoqat per tavolina qe i kane mbi 5 persona bashke, e ne anen tjeter vetem ne foto qka po shohim jane qindra persona krah per krah njeri tjetrit ne fushata zgjedhore, jo 5 por 500.

MARRE DUHET ME JU ARDHE!

MARRE NGA KREJT GASTRONOMT QE MENZI KAN MBIJETU E PO MBIJETOJNE!

MARRE QE DISKOTEKAT E SALLAT E DASMAV I KENI MBYLL KOMPLET!

MARRE QE MBI 10.000 puntor shkaku juaj jane largu nga puna!

Gastronome, te marten ejani ne mbledhje urgjente! Jemi nje! Jemi bashke! Do vendosim per hapat e metutjeshem.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat