Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon të fshehtat e 'Mini-Shëngenit': Të mos votohet kjo qeveri pro serbe

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon të fshehtat e 'Mini-Shëngenit': Të mos votohet kjo qeveri pro serbe

Nga: H.O. Më: 11 janar 2021 Në ora: 07:50
Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, në një postim të tij në Facebook ka përmendur disa ҫështje shumë të rëndësishme që për pak kohë mund të ishin fatale për Kosovën.

Ai ka përmendur ҫështjen e ‘Mini-Shëngenit’ dhe ata që ishin të përfshirë në këtë marrëveshje.

Ushtaraku Maralusha këtë kritikë e ka bërë në prag të zgjedhjeve të reja që do të mbahen brenda një muaji.

Shkrimi i tij i plotë:

Një kritikë e vogël për kundërshtarët e Albinit dhe të Vjosa Osmanit.

Sipas tradhëtarëve të Kosovës: Albini dhe Vjosa Osmani i kanë fajet për ҫdo disfatë të tyre politike dhe Pro-Sllave. (Qeveria Kuislinge  e Hotit/Hashimit/Mustafes/Grenellit e tregoj veten se është një Qeveri Pro Serbe/Pro Ruse se ishte gati me Shëngenin e Vogël me ja dorëzuar dhe me kthyer Serbinë prapë në Kosovë dhe me ja hap rrugën Rusisë drejt bregdetit shqiptarë. Serbët ende, në mendjen e tyre mendojnë se Durrësi i takon Serbisë. Por politika e qeverisë së fundit dështoj në një mënyrë katastrofike. Sidomos me disfatën dështuese të Trumpit dhe Grenellit, kjo disfatë është dhe e bëri të mundshme në një mënyrë indirekte e shpëtoj Kosovën prej prangave të Serbisë. Se fundi i Kosovës gati ishte duke u realizuar /përfunduar me hyrjen e Kosovës në një Shëngen të Vogël. Ne duhet me e amenduar shkatërrimin katastrofik politik të Trumpit që kjo gjë nuk ndodhi. Tash, ҫdo qeveri e re që do të krijohet në Kosove – duhet ekstremisht të jetë ‘KUNDËR ҪDO ANTI SHËNGENIT TË VOGËL NË QOFTËSE KOSOVA DHE SHQIPËRIA MENDOJNË ME EGZISTU SI SHTETE SHQIPTARE  TË PAVARURA.

Votuesit e Kosovës, duhet të bëjnë ҫ’mos që Kosova mos ta zgjedhë një Qeveri Pro Serbe (KUISLINGE) në zgjedhjet e ardhshme që janë në prag të derës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat