Kërkesa të shumta për testin rapid, Metolli: 30 % e të testuarve rezultojnë pozitiv

Aktuale

Kërkesa të shumta për testin rapid, Metolli: 30 % e të testuarve rezultojnë pozitiv

Më: 11 janar 2021 Në ora: 10:37
Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen “Emshir”

Numër i madh i qytetarëve të kryeqytetit kanë kërkuar që të kryejnë testet rapide në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Emshir”.

Doktori Nezir Metolli tha se procesi i testimeve të shpejta përkundër kërkesave të mëdha po shkon mirë.

“Në përgjithësi procesi i testimit rapid po shkon shumë mirë dhe në rregull. Kërkesat janë shumë të mëdha mirëpo po shkon mirë. Dhe po arrijmë me i përfunduar të gjitha”, është shprehur ai.

Sipas Mehollit prej fillimit të këtij procesi janë kryer gjithsej 2 000 testime.

Kurse Meholli tregon se mesatarja e testimeve të kryera brenda ditës është 150 nga të cilat 30 për qind rezultojnë pozitiv.

“Nga data 23 dhjetor deri më tani janë kryer përafërsisht 2 000 testime. Brenda ditës kemi një numër që varion prej 100-150 pacientë shkon. Ka ndodhur edhe më tepër. Kurse nën 100 raste nuk ka ndodhur asnjëherë. Përqindja e rasteve pozitive është diku 30 për qind”, ka shtuar ai.

Aktualisht Meholli nuk paraqet ndonjë veshtësi që po e përcjell këtë proces.

“Jo deri më tash nuk kemi pasur ndonjë vështirësi në proces” ka përfunduar ai 

Ndryshe me këtë test qytetarët rezultatin e marrin 20 minuta pas testimit. Kurse si edhe për testet serologjike, qytetarët që kanë simptomë duhet të pajisen me udhëzim nga mjeku familjar në qendrën më të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat