Alarmon Vasfije Krasniqi: Po iu thuhet njerëzve të mos më flasin mua!

Aktuale

Alarmon Vasfije Krasniqi: Po iu thuhet njerëzve të mos më flasin mua!

Më: 11 janar 2021 Në ora: 12:20
Vasfije Krasniqi

Vasfije Krasniqi ka bërë një postim shokues në profilin e saj në rrjetin social Twitter. Ajo nënkupton se disa njerëz nuk po i flasin tashmë.

Një ndër figurat më të guximshme në sferën publike të Kosovës, Vasfije Krasniqi, besohet gjerësisht se gëzon simpati mbi-partiake e gjithë-popullore për shkak të rrëfimit të saj të hapur për dhunën seksuale të përjetuar në kohën e luftës.

Krasniqi sfidoi tabunë e krijuar që ka mirëmbajtur stigmën ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale në vendin tonë

Por, del se gjërat nuk po ecin vetëm në një drejtim.

“Që kur fola në Kosova, kam nisur të kuptojë se si të mbijetuarit keqtrajtohen. Neve na thuhet të mos flasim me disa njerëz të caktuar, dhe tash njerëzve po iu thuhet të mos flasim me mua,” – ka shkruar znj.Krasniqi në postimin e saj.

Ajo ka bërë edhe ‘hashtagët’, “të punojmë së bashku” dhe “kjo nuk duhet të jetë për ego-n”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat