Vjosa Osmani përkujton veprimtarin Enver Maloku

Aktuale

Vjosa Osmani përkujton veprimtarin Enver Maloku

Më: 11 janar 2021 Në ora: 13:42
Vjosa Osmani

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka përkujtuar veprimtarin Enver Maloku në 22 vjetorin e vdekjes.

Osmani thotë se vërteta e vrasjes së Enver Maloku nuk duhet të rrijë peng dhe duhet zbardhur sot pas asnjë kusht e pa ndikim të asnjë rrethane në mënyrë që shoqëria kosovare të frymojë lirshëm dhe të mos mbetet peng e të kaluarës.

Postimi i saj

“Sot u bënë 22 vjet nga vrasja e Enver Malokut, një aktivisti të përkushtuar dhe një ikone të fjalës së lirë.

Më shumë se dy dekada pas vrasjes, asnjë adresë për kryesit e veprës, teksa çdo vit përsëritet mesazhi i njëjtë që një ditë ky rast sikurse edhe shumë të tjerë ta marrin epilogun e pritur prej vjetësh duke sjell para drejtësisë autorët.

Padyshim se duhet ripërsëritur që ata që ngrenë dorë ndaj Enver Malokut duhet patjetër të vihen para drejtësisë. Siç duhet bërë edhe për shumë aktivistë të tjerë politik, të cilët u privuan nga jeta ngaqë menduan ndryshe.

Vrasja e njeriut që drejtoi Qendrën për Informim të Kosovës, është edhe goditje ndaj së vërtetës. E vërteta e vrasjes së Enver Maloku nuk duhet të rrijë peng. Ajo duhet zbardhur sot pas asnjë kusht dhe pa ndikim të asnjë rrethane në mënyrë që shoqëria kosovare të frymojë lirshëm dhe të mos mbetet peng e të kaluarës!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Enver Malokun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat