Hoxhaj: Lista e kandidatëve për deputetë finalizohet këtë javë, jemi në bisedime me parti të vogla për koalicion

Aktuale

Hoxhaj: Lista e kandidatëve për deputetë finalizohet këtë javë, jemi në bisedime me parti të vogla për koalicion

Më: 11 janar 2021 Në ora: 13:46
Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës, deri në fund të kësaj jave do të përfundojë listët e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i kësaj partie dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj.

“Lista do jetë mjaft kualitative  dhe me profesionistë të te gjitha fushave, dhe ardhja e Fetoshit do jetë si kandidat për deputetnë listë” tha Hoxhaj

Hoxhaj, tha se janë në bisedime me disa parti të vogla për koalicione, por që ende s’ka diçka konkrete.

“Koalicione si të kaluara që ka pasur nuk do ketë” u shpreh Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat