KQZ merr vendim të ri për Diasporën: Secili mërgimtar që nuk përgjigjet në telefon, nuk i lejohet votimi

Aktuale

KQZ merr vendim të ri për Diasporën: Secili mërgimtar që nuk përgjigjet në telefon, nuk i lejohet votimi

Më: 11 janar 2021 Në ora: 14:47
KQZ

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendim për verifikimin e të gjithë votuesve nga Diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë.

Në vendimin e KQZ-së, që ekskluzivisht e ka siguruar media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues.

Secili mërgimtar që nuk lajmërohet në telefon, atëherë ai nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky vendim pritet të bëhet publik pas pak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat