Agim Veliu kandidat për deputet, ja lista e emrave nga LDK e Podujevës

Aktuale

Agim Veliu kandidat për deputet, ja lista e emrave nga LDK e Podujevës

Më: 11 janar 2021 Në ora: 14:59
Agim Veliu

Agim Veliu megjithatë do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nënkryetari i LDK-së e ka konfirmuar se do të jetë kandidat, pavarësisht mëdyshjeve që kishte.

“Po, do të jem pjesë e listës” ka thënë Veliu.

Janë mësuar edhe emrat e tjerë nga LDK e Podujevës që do jenë kandidatë për deputetë.

Përpos Veliut, në listë janë edhe Visar Hoti, Ekrem Hyseni, Fidan Rekaliu, Fatlume Jaha e Zahide Gërvalla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat