Ramush Haradinaj ia jep edhe një ‘goditje’ Fatmir Limajt në Malishevë

Aktuale

Ramush Haradinaj ia jep edhe një ‘goditje’ Fatmir Limajt në Malishevë

Nga: P.R Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:23
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Pasi ia mori Haxhi Shalën, Ramush Haradinaj ia ka dhënë edhe një goditje Fatmir Limajt. Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka njoftuar se ish anëtarja e Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Shukrije Bytyqi i është bashkuar AAK-së.

“Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi. Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë. Znj. Shukrije, mirë se erdhe në Aleancë!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat