Profesori rendit 10 rregulla për sjellje gjatë fushatës

Aktuale

Profesori rendit 10 rregulla për sjellje gjatë fushatës

Nga: A.SH Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:02
Milazim Krasniqi

Meqë vendi ynë tashmë dë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, profesori univetsitar Milazim Krasniqi, ka renditur 10 rregullat për sjellje gjatë fushatës.

Ai thotë se rregulli I 10 është më I rëndësishëm që sipas tij, bën thirrje që të ruheni nga infektimi në tubime me COVID 19, sepse vuajtjet dhe shpenzimet që do të detyroheni të përballoni, nëse sëmureni, nuk ua lehtëson as nuk ua kompenson partia politike.

Shkrimi i plotë:

10 RREGULLA PËR SJELLJE GJATË FUSHATËS. RREGULI 10 ËSHTË KRYESORI!

1. Votuesi normal nuk ka nevojë për pjesëmarrje në mitingje. I mjafton ta shikojë lagjen dhe qytetin ku jeton.

2. Premtimet e politikanëve në fushata zgjedhore janë argëtuese si filmat vizatimorë: e dimë që nuk janë të vërteta, por i shikojmë me ngulm.

3. Entuziazmi i politikanëve në mitingje është i ngjashëm me hidhërimin e shtirur në një komedi intrige.

4. Folësit në mitingje do të habiteshin me fjalët e veta po të dëgjonin se çfarë thonë, por ata veten nuk e dëgjojnë kurrë. Prandaj as nuk ndalojnë kurrë.

5. Kur e shohin masën duke brohoritur në trans, folësit më mitingje thonë me vete: ”Falemnderit që ekzistoni, o budallenj! Pa ju, ne do të ishim budallenjtë.”

6. Pas mitingjeve elektorale, udhëheqësit partiakë shkojnë në drekë, ndërsa pjesëmarërsit e mitingjeve, shkojnë në rrotë t’samës!

7. Pjesëmarrësit në mitingje nuk vijnë për të mësuar, po për t’u argëtuar. Por, ata kërkojnë argëtim në vend të gabuar, sepse në mitingje ndaj tyre përgatitet komploti, e jo farë sporti.

8. 9. Po të mos kishte aq shumë budallenj, nuk do të kishte aq shumë mitingje.

9. 10. Defekti i shumicës së njerëzve është se duan të dëgjojnë se çka thonë politikanët e të shohin se si ata flasin, sepse nuk kanë aftësi të kuptojnë se se çka ata bëjnë. Prandaj dëgjojnë e shohin çdo ditë e natë lajme pa fund, në vend se të mendojnë vetëm një çast. Mirëpo, për të menduar si duhet në një çast, duhet të bësh një jetë, duke menduar me kokën tënde.

10. Ruajuni nga infektimi në tubime me COVID 19, sepse vuajtjet dhe shpenzimet që do të detyroheni të përballoni, nëse sëmureni, nuk ua lehtëson as nuk ua kompenson partia politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat