Deputeti i Vetëvendosjes reagon pas vendimit të KQZ-së, ja si e quan atë

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes reagon pas vendimit të KQZ-së, ja si e quan atë

Nga: A.Morina Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:52
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së në lidhje me votimin e diasporës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Basha tha se para skenës thonë se e dojnë mërgatën dhe do të punojnë për ta, kurse pas skenave i pengojnë që mërgata me votu në ambasada e konsullata.

"Sot e paskan zbulu një pengesë shtesë për mërgatën, që përveq që është e kundërligjshme, është edhe e turpshme. Keni dal kundër vëllezërve e motrave tuaj me ushtru një të drejtë kushtetuese, o shatnoj! Ju vet se çoni kurrë telefonin, e po keni mundêsi m’i thirr 40,000 votues jashtë vendit!", shkroi Basha në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Para skenës thonë se e dojnë mërgatën dhe do të punojnë për ta, kurse pas skenave i pengojnë që mërgata me votu në ambasada e konsullata.

Sot e paskan zbulu një pengesë shtesë për mërgatën, që përveq që është e kundërligjshme, është edhe e turpshme. Keni dal kundër vëllezërve e motrave tuaj me ushtru një të drejtë kushtetuese, o shatnoj! Ju vet se çoni kurrë telefonin, e po keni mundêsi m’i thirr 40,000 votues jashtë vendit!

Kjo po e shpërfaq kapjen e kriminalizimin e strukturave që e kemi thënë qe sa vite, e populli e ka kuptu dhe nuk ka më pengesë që i ndal!

#Turp #Gërdi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat