Haxhi Shala e ‘trondit’ Nismën Socialdemokrate, ia merr edhe një anëtar të kryesisë në Skenderaj

Aktuale

Haxhi Shala e ‘trondit’ Nismën Socialdemokrate, ia merr edhe një anëtar të kryesisë në Skenderaj

Nga: N.Sh Më: 11 janar 2021 Në ora: 20:13
Refik Shala dhe Haxhi Shala

Haxhi Shala nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është duke punuar fuqishëm për partinë e tij të re.

Pas largimit nga Nisma, Shala ka filluar të ia merr edhe anëtarët kësaj partie dhe po i anëtarëson në AAK.

Shala ka treguar se sot AAK-së i është bashkuar Refik Shala anëtar i kryesisë së NISMA Socialdemokrate, dega në Skenderaj dhe nënkryetar i rinisë në këtë degë.

Postimi i plotë:

Sonte, na u bashkua në Aleancë edhe Refik Shala, anëtarë i kryesisë së NISMA Socialdemokrate, dega në Skenderaj dhe nënkryetar i rinisë në këtë degë.

Refiku vjen nga Leqina e Skenderajt, i cili nga sonte ka vendosur që kontributin e tij ta jep në AAK.

Vetëm të bashkuar mund t'ia dalim! HSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat