Uka reagon pas vendimit të KQZ: Çdo vullnet i shtypur do ta gjejë rrugën për të “shpërthyer” me 14 shkurt

Aktuale

Uka reagon pas vendimit të KQZ: Çdo vullnet i shtypur do ta gjejë rrugën për të “shpërthyer” me 14 shkurt

Nga: A.SH Më: 11 janar 2021 Në ora: 21:56
Fitim Uka

Pas vendimit të KQZ-së, ka reaguar edhe ish-deputeti i VV-së, Fitim Uka.

Ai ka thënë se, me këtë vendim ata po tentojnë ta pengojnë mërgatën e t’ia mohojnë votën për Vetëvendosjen, por nuk do t’ia dalin.

“Çdo vullnet i shtypur do ta gjejë rrugën për të “shpërthyer” me 14 shkurt”, ka shkruar Uka në Facebook.

Postimi në Facebook:

Çdo vullnet i shtypur do ta gjejë rrugën për të “shpërthyer” me 14 shkurt.

Tentojnë ta pengojnë mërgatën e t’ia mohojnë votën për Vetëvendosjen, por nuk do t’ia dalin. Mërgata që unë e njoh, e kam takuar dhe e takoj në vazhdimësi nuk zbrapset prej një vendimi skandaloz të KQZ-së. Përkundrazi, ky është vetëm motiv shtesë, që do të përkthehet në fitoren e VV-së.

Ngjashëm, siç ëndërrojnë ta pengojnë Albinin, e ai do të jetë kryeministri më i votuar ndonjëherë në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat