Basha: Vendimi i KQZ-së banal, nuk keni shpëtim iu ka ardh fundi

Aktuale

Basha: Vendimi i KQZ-së banal, nuk keni shpëtim iu ka ardh fundi

Nga: A.SH Më: 11 janar 2021 Në ora: 22:06
Dimal Basha

Edhe ish-deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar për vendimin e KQZ-së.

Sipas tij, ky vendim i nxjerrë nga KQZ është banal

Postimi në Facebook:

Kur e panë që s’ka President dhe nuk munden me i evitu zgjedhjet, atehërë porositën që Gjykata ta rrëzoj qeverinë me rastin e Etem Arifit. Në Aktgjykim, gjithashtu porositën që Gjykata Kushtetuese ta shfrytëzoj rastin që ta vë një pengesë që me ndalu Albin Kurtin me kandidu, si kërcënimi kryesor ndaj tyre.

Pra, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzu qeverinë ilegale Koti vetëm për shkak se nuk kishin ujdi për Presidentin, përndryshe kurrë se besoj se do t’kishim një vendim të tillë.

Pengesën tjetër e panë mërgatën, dhe prandaj porositën tani një institucion tjetër si KQZ që t’nxjerrin një vendim BANAL për ta penguar edhe mërgatën.

Nuk ka shpëtim se iu ka ardh fundi o shatnoj. Nuk ka send që iu shpëton, edhe mbane mend që ka me iu mbulu turpi i historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat