Besian Mustafa jep lajmin e hidhur, ndërron jetë bashkëpunëtori i tij i afërt

Aktuale

Besian Mustafa jep lajmin e hidhur, ndërron jetë bashkëpunëtori i tij i afërt

Nga: N. H Më: 11 janar 2021 Në ora: 23:16
Nehat Ramadani

Ka ndërruar jetë një nga zëvendësministrat e Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës.

Nehat Ramadani nga Komuna e Gjilanit ka ndërruar jetë sot, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin për këtë, e ka dhënë ministri në detyrë, Besian Mustafa.

“Nehati na la! Ndër njerëzit më profesionist e guximtar që kam takuar ndonjëherë! Lamtumirë mik!”, shkruan Mustafa.

Image

Ramadani kishte drejtuar disa poste të rëndësishme edhe më parë, e një prej tyre ishte edhe në drejtorinë e Bujqësisë në Gjilan.

Nehat Ramadani është edhe një nga viktimat e Coronavriusit, në kuadër të komunës së Gjilanit, komunë kjo e cila pati një numër të madh të të infektuarve dhe viktimave si pasojë e këtij virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat