Haxhiu: Të dënohen qytetarët dhe politikanët që s’respektojnë masat kundër koronavirusit në tubime

Aktuale

Haxhiu: Të dënohen qytetarët dhe politikanët që s’respektojnë masat kundër koronavirusit në tubime

Më: 11 janar 2021 Në ora: 23:52
Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu i PDK’së ka kritikuar edhe një herë qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti për menaxhim të përhapjes së Covid-19. I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Haxhiu thotë se masat e ndërmarra s’kanë dhënë rezultate. Ndërkohë, ai kërkon dënimin e të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në tubimet e partive politike ku nuk respektohen rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19.

“Këtë çështjen e mosrespektimit të masave nuk kisha dashtë me përgjithësuar te të gjithë subjektet politike dhe politikanët. Qasja është tërësisht e padrejtë. E para, në çdo shkelje të argumentuar të ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë që është votuar në Kuvend në muajin gusht dhe ka hyrë në 25 gusht 2020, institucionet tona përgjegjëse, inspektoratet dhe policia e Kosovës do të duhej t’ti shqiptonte masë gjithsecilit veç e veç. Nëse në tubim nuk ka arrit me i identifiku të gjithë qytetarët atëherë do të duhej t’i ndëshkonte të gjithë ata politikanë të cilët nuk respektojnë masat anti-covid”, tha Haxhiu.

“Cila është arsyeshmëria që duhet me u mbyll lokalet në orën 20:00. Virusi nuk përhapet me minutazh. Realisht masat që ka marrë qeveria s’kanë dhënë asnjë rezultat përkundrazi kemi rritje të numrit të rasteve dhe të vdekurve”, theksoi ai.

Kritika ka edhe për numër të vogël të testimeve ditore.

“Me datën 20 dhjetor janë bërë 1001 teste. Pse mu bo 1001 teste kur numri i rasteve aktive është 11 mijë e 200. Me kaq raste aktive janë bërë 1001 teste. Mos të më thotë dikush se s’ka pasur persona që kanë kërkuar testime. Kjo është e pavërtetë. Njerëzit po presin 4-5 ditë me bo testin”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat