Transkripti i plotë i përplasjes së Luljeta Aliut dhe Ardian Kastratit për “votuesit e Kralevës”

Aktuale

Transkripti i plotë i përplasjes së Luljeta Aliut dhe Ardian Kastratit për “votuesit e Kralevës”

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:18
Analistja Luljeta Aliu dhe ish-analisti Ardian Kastrati

Mbrëmë në emisionin “Pressing”, ka pasur një debat të ashpër në mes të analistëve dhe ish-analistëve që aderuan në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati dhe gazetarit Arben Fetoshi.

Analistja Luljeta Aliu dhe ish-analisti Ardian Kastrati që së fundmi aderoi në PDK u përplasën për sa i përket çështjes së votuesve të PDK’së. Në një moment Aliu, i tha Kastratit se “Pse po i ofendon qytetarët e Kralevës?”, gjë e cila nxiti reagimin e anëtarit të PDK’së.

Kastrati i tha Aliut që pyetjes së saj “do t’i përgjigjen mbi 200 mijë votues të PDK’së”.

Ky debat ka kaluar edhe jashtë studios së Pressingut. Ka pasur shumë reagime ndaj analistës Aliu. Ajo më pas ka dhënë një sqarim duke thënë se e ka pasur fjalën për fshatin Krilevë të Gollakut, e jo për Kralevën në Serbi.

Pjesë nga debati i tyre për çështjen e “votuesve të Kralevës”:

Ardian Kastrati: Mënyra se si ju diskutoni është mënyra që ju me i barazu votuesit e PDK’së me një të Kralevës, por ne këtë nuk e tolerojmë, sepse, sepse… (ndërhyn Aliu)

Luljeta Aliu: Pse po i ofendon qytetarët e Kralevës?

Ardian Kastrati: i kemi përmbi 200 mijë e diçka tjetër që të thonë ty se pse po e ofendon Kralevën… (ndërhyn Aliu)

Luljeta Aliu: Jo…

Ardian Kastrati: Të tregojnë tash ata ty në Llap, e Dukagjin e Drenicë ku i kemi a janë ata të Kralevës apo nuk janë të Kralevës. Ti po i ofendon 200 e diçka mijë votues që i ka PDK’ja tradicionalisht e po thu votues të Kralevës.

Luljeta Aliu: Jo, jo, jo…

Ardian Kastrati: Udhno merr përgjigje ndaj tyre.

Luljeta Aliu: A e din pse po e mendoj unë. Jo jo nuk thashë ashtu. Unë po të thom votuesi punon për shtetin e vet.

Ardian Kastrati: Po ti po thu pse po e ofendon Kralevën. Votuesit e PDK’së janë qytetarë të kategorisë së dytë. (vazhdon Aliu)

Lujeta Aliu: Na nuk po luftojmë për shtetin tonë.

Ardian Kastrati: Ne s’kemi me leju kurrë këso narracione. Prandaj jemi futur unë e Fatoni e të tjerët me jap këtë kontribut.

Luljeta Aliu: Nuk mundesh ti me e nda territorin e Kosovës dhe me i mashtru votuesit. Mos na fol të lutna…. nuk është e vërtet dhe je tu….

Ardian Kastrati: Ky ka me qenë një ndër rolet e mija që e the ti më herët, që nuk ka me leju me ngrit paralele me thënë që si ai në Komoran si ai në Kralevë.  Jo se ky narracion a e din se pse është krijuar këtu, në habitatin ku je ti, tëndin, sepse këtë brum e ka ndërtuar Jugosllavia këtu, me ato institucionet e veta prej akademike e deri tek ato kulturor që si u ardh ai nga Drenica e prej Llapi ka thënë erdh ai çobani. Në 99’ prej ditës së parë ka ekzistuar paragjykimi për ushtarët e UÇK’së këtu në Prishtinë. Jo pasi që ke thënë ti janë vjedh e kanë ba hajna sepse ka ekzistuar ky paragjykim racist si i llojit tënd që nuk ka alibi. Po e degradoni muhabetin komplet kot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat