A do të jetë kandidat për deputet Ramiz Kelmendi?

Aktuale

A do të jetë kandidat për deputet Ramiz Kelmendi?

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:50
Ramiz Kelmendi

Biznesmeni nga Kosova, Ramiz Kelemendi, nuk dihet nëse do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Aktualisht, ai, nuk është kandidat për deputet nga asnjë parti politike.

Tash kur kanë mbetur edhe 4 ditë deri tek koha kur subjektet politike duhet të dërgojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për t`u bërë ligjvënës, atij nuk i ka ardhur akoma asnjë ofertë.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai.

“Një herë nuk kam vendosë ende për askënd. Nuk kam oferta nga asnjë parti”, u shpreh ai.

Megjithatë nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo të ndodh ditëve në vijim.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që të jem pjesë e ndonjë partie. Si në LDK, PDK, AAK, VV”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat