Lëvizja Vetëvendosje dorëzon aneksën në PZAP rreth votimit të diasporës

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje dorëzon aneksën në PZAP rreth votimit të diasporës

Më: 12 janar 2021 Në ora: 14:02
Lëvizja Vetëvendosje

Blerim Sallahu nga zyra ligjore e Vetëvendosjes ka konfirmuar se kjo parti sapo ka dërguar ankesën në PZAP rreth votave të dsiaporës.

“Sapo e dorëzova ankesën për vendimin e KQZ-së”, deklaroi Sallahu.

Vendimi i KQZ-së thotë se pas regjistrimit të votuesve nga diaspora ata do të thirren në telefon por nëse nuk lajmërohet nuk do lejohen të votojnë.

Zyrtarë të Vetëvendsojes e kundërshtuan këtë vendim të KQZ-së, derisa përfaqësuesit e tyre kishin votuar pro këtij vendimi.

Gazeta Blic, ka kontaktuar me kryeshefin e PZAP-së, Mulë Desku, i cili ka konfirmuar se deri më tani nuk ka ardhur asnjë ankesë tek institucioni që ai drejton, lidhur me vendimin e KQZ-së.

Ai sqaron se ankesat e tilla zakonisht bëhen 24 orë pas vendimeve dhe rrjedhimisht ende ka kohë për t’u bërë një gjë e tillë.

“VV mund të bëjë ankesë kundër vendimit të KQZ-së, por a është i ligjshëm apo jo i ligjshëm ai vendim, vendos paneli i PZAP-së. Deri në këto momente në zyret e PZAP-së, nuk ka një ankesë të tillë, por zakonisht ankesat bëhen brenda 24 orëve”, ka thënë Mulë Desku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat