Demi ironizon me programin zgjedhor të partive: Fonde të reja, anëtarësime, njohje, helikopterë e tanke...

Aktuale

Demi ironizon me programin zgjedhor të partive: Fonde të reja, anëtarësime, njohje, helikopterë e tanke...

Nga: G.B Më: 12 janar 2021 Në ora: 14:27
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile, ka thënë se tani nëpër zyrat e partive, kokat më të ndritura të partisë janë mbledhur edhe një herë për ta hartuar programin zgjedhor, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se elementet kryesore të programit janë fonde të reja, krijim i vendeve të reja të punës, autostrada, komuna të reja, universitete, termocentrale, njohje të reja, anëtarësime, rritje të pagave, reciprocitet me Serbinë, helikopterë, tanke e autoblinda për FSK-në.

Ai me ironi ka thënë se këtë duhet dizajnuar mirë dhe të mos publikohet por në çdo debat zgjedhor, të fillohet me fjalët "sipas programit tonë zgjedhor..."

Postimi i tij i plotë:

Tash, dikund nëpër zyret e partive politike, kokat më të ndritura të partisë janë mbledhur edhe një herë me hartu programin zgjedhor. Elementet kryesore të programit janë këto:

- fonde të reja; - krijim të vendeve të reja të punës, mundësisht me pesë zero mbrapa; - një ose dy autostrada; - pesë ose gjashtë komuna të reja; - nja tri universitete; - një termocentral se nuk ka program zgjedhor pa termocentral; - sigurimin e nja 50 njohjeve të reja; - anëtarësim në nja 15 organizata ndërkombëtare; - rritje të pagave për nja 20% (a është boll?); - reciprocitet me Serbinë; - nja 10 helikopterë, 20 tanke dhe 50 autoblinda për FSK.

Me e dizajnu mirë, mos me publiku se na kapen për fjalë pastaj, edhe çdo debat zgjedhor me fillu me fjalët: "sipas programit tonë zgjedhor..."

A kemi harru najsen?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat