Pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së reagon Gjinovci, ka dy kërkesa

Aktuale

Pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së reagon Gjinovci, ka dy kërkesa

Nga: M.H Më: 12 janar 2021 Në ora: 14:46
Foto nga arrestimi

Para pak orësh nga policia janë arrestuar disa aktivistë të PSD-së nga ana e policisë.

Në lidhje me arrestimet e aktivistëve reagoi analisti politik, Rron Gjinovci përmes një shkrimi në facebok i cili u shpreh që këto arrestime qenë të panevojshme.

Gjinovci më tej shkruan që masat duhen me u hek komplet, demokracia duhet me u jetësu në maksimum duke përmendur edhe rastin në Podujevë që patë mbledhi por nuk ndodhi asgjë në rritje me rastet.

Në fund analisti kërkon lirimin e aktivistëve të PSD-së dhe largimin e masave.

Postimi i plotë

1. Arrestimi i aktivistëve të PSD është komplet i panevojshëm. Po dihen me emra e mbiemra, as që po mundohen me u mshef, atëherë pse po i arreston? Pse? Merrju letërnjoftimat, procedoj denimet edhe ua dërgon me postë. Arrestimi është totalisht i panevojshëm në kso raste.

2. Masat duhen me u hek komplet, demokracia duhet me u jetësu në maksimum. Edhe ashtu dallimi mes kafeneve dhe tubimeve nëpër shpija private ka zero dallim. Nëse kafenetë deri tash nuk na kanë prish punë, as tubimet që nuk mledhin ma shumë sesa ni kafene mesatare nuk janë problematike.

E patëm Podujevën. Asgja nuk ndodhi, asnji rritje signifikante e rasteve atje edhepse u mbajtën zgjedhje e tubime. Pra, s'ka nevojë për kso "masa" gjysmake se edhe ashtu s'kanë asni efekt.

Lironi aktivistat e PSD-së e hiqni masat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat