Klinikat në QKUK të cilat shërbyen për pacientët me COVID-19 i kthehen normalitetit

Aktuale

Klinikat në QKUK të cilat shërbyen për pacientët me COVID-19 i kthehen normalitetit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se klinikat interne të cilat kanë shërbyer për trajtimin e pacientëve me COVID-19, i janë kthyer normalitetit.

Sipas tyre, se shpejti ato do t’i kthehen punës normale në hapësirat e tyre.

“Në këto hapësira është bërë pastrimi, dezinfektimi dhe në koordinim me shërbimin për infeksione brendaspitalore dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të merren strishot dhe do të bëhet hulumtimi i air-ndotjes”, është thënë nga SHSKUK.

Njoftimi i plotë

Klinikat interne që shërbyen për COVID, i kthehen normalitetit

Klinikat Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, (Klinika e Endokrinologjisë, Gastroenterologjisë, Hematologjisë, Nefrologjisë dhe Reumatologjisë), pritet që së shpejti t’i kthen punës normale në hapësirat e tyre, pasi që për disa muaj ato hapësira u shfrytëzuan për trajtim të rasteve me COVID-19, e njohur si Njësia COVID/3.

Në këto hapësira është bërë pastrimi, dezinfektimi dhe në koordinim me shërbimin për infeksione brendaspitalore dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të merren strishot dhe do të bëhet hulumtimi i air-ndotjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat