Hajnat në aksion, edhe një grabitje e bankës në kryeqytet

Aktuale

Hajnat në aksion, edhe një grabitje e bankës në kryeqytet

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:57
Ilustrim

Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Prishtinë.

Zëdhënësja  e Policisë së Prishtinës Flora Ahmetii, e ka konfirmuar lajmin. 

Ajo tha sese pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
 
Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat