Publikohet fotografia e rreshterit Fatmir Miftari, që rrahu Natyra Kuçin dhe Frashër Krasniqin

Aktuale

Publikohet fotografia e rreshterit Fatmir Miftari, që rrahu Natyra Kuçin dhe Frashër Krasniqin

Nga: N.Sh Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:56
Fatmir Miftari

Frashër Krasniqi i PSD-së, ka publikuar fotografinë e rreshterit policor Fatmir Miftarit, për të cilin thotë se e ka goditur në kokë Natyra Kuçin.

Frashër Krasniqi thotë se Natyra ishte me duar të lidhura brenda stacionit policor derisa është goditur.

Krasniqi shkruan në Facebook se, pas reagimit, ai e mori në zyrë me disa policë të tjerë dhe e goditën për disa minuta.

Ai thotë se edhe disa policë të tjerë ushtruan dhunë ndaj Dardan Molliqajt, Nol Nushit, Veton Dragushës dhe aktivistëve të tjerë.

Postimi i plotë:

Ky është Fatmir Miftari. Rreshteri i Policisë së Kosovës që e goditi në kokë Natyra Kuçin edhe pse ishte me duar të lidhura brenda stacionit policor. Pas reagimit tonë verbal, ai më mori në zyrën e tij dhe bashkë me 4-5 policë të tjerë më goditën për disa minuta pa ndërprerë.

Njësoj, disa policë të tjerë ushtruan dhunë ndaj Dardan Molliqajt, Nol Nushit, Veton Dragushës dhe aktivistëve të tjerë. Të gjithë me duar të lidhura. Të gjithë brenda stacionit policor.

Brutalitet e dënime për aktivistët e qytetarët, tolerancë e mbrojtje për partitë e pushtetet. Kjo është Policia e Kosovës.

Ky është Fatmir Miftari. Rreshteri i Policisë së Kosovës që e goditi në kokë Natyra Kuçin edhe pse ishte me duar të...

Posted by Frashër Krasniqi on E martë, 12 Janar 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat