Aderimi i Armend Mujës, Pacolli: Që në vitin 2011 kam lobuar që ai t'i bashkohet Lëvizjes

Aktuale

Aderimi i Armend Mujës, Pacolli: Që në vitin 2011 kam lobuar që ai t'i bashkohet Lëvizjes

Nga: G.B Më: 12 janar 2021 Në ora: 19:29
Albin Kurti, Fitore Pacolli, Armend Muja dhe Arjeta

Analisti politik, Armend ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

E deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli, ka thënë se me Armendin dhe gruan e tij Arjetën, ishin takuar në Londër në vitin 2011 në studime.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ka lobuar që atëherë që ata të dy t'i bashkohen Lëvizjes, derisa ka shtuar se siç thotë populli "pshtim s'ka" veç edhe vonim ma nuk ka.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Me Armendin dhe Arjetën u patëm takuar në Londër 2011 kur të tre ishim në studime në London School of Economics. Unë qysh atëherë lobojsha që Armendi dhe Arjeta me iu bashku Lëvizjes. Ashtu siç thotë populli "pshtim ska" veç edhe vonim ma nuk ka.

Bashkimi i njerëzve në kauzat që i ndjek janë vërtetim se rruga dhe qëndrimet janë të duhurat.

Mirë se erdhe Armend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat