Përplasen përfaqësuesi i LDK-së dhe shefi i kabinetit të Osmanit

Aktuale

Përplasen përfaqësuesi i LDK-së dhe shefi i kabinetit të Osmanit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 21:43
Florian Dushi

Florian Dushi, përfaqësuesi i LDK-së në KQZ dhe Faton Peci, shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit janë përplasur mes vete gjatë një debati, pas reagimit të Vjosa Osmani për vendimin e KQZ-së rreth votimit të mërgatës.

Derisa reagimi i djeshëm i Osmanit për shqyrtimin e vendimit ndaj mërgatës u quajt si tendencioz nga ish përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Florian Dushi.

“Megjithatë, vërejtja ime ka qenë e drejtuar në kuptimin e një tendence të paprecedentë, ashtu qysh e kam quajtur unë, që të provohet nga jashtë të diktohet puna e KQZ-së, nga kushdo qoftë, aq më tepër nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani. Reagimi ka qenë totalisht i pavend. Presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit, por megjithatë kjo për çka po flasim ne është krejtësisht teknike dhe nuk cenon asnjë prej këtyre që do të provokonte reagimin e presidentit në këtë formë. Aq më tepër kur ushtruesja e presidentit do të jetë pjesë e zgjedhjeve dhe prej këtij pozicioni nuk do të duhej në asnjë mënyrë që të keqpërdorë një funksion që është duke ushtruar përkohësisht dhe të diktojë rregullat e lojës duke qenë edhe vetë pjesë e një gare”, thotë Dushi në Rubikon.

Ndërsa, Peci i replikon duke thënë se nuk mund të quhet tendencioz insistimi i presidentes në detyrë që të përdoren të gjitha mekanizmat e nevojshëm të domosdoshëm për garantimin e votës.

“Jo asnjëra nuk qëndron. E para kur flasim për tendencë, nuk mund të quhet tendencioz insistimi i presidentes në detyrë që të përdoren të gjithë mekanizmat e nevojshëm të domosdoshëm”, thotë Peci.

Ndërsa, Dushi thotë se nuk është përgjegjësi e presidentit garantimi i votës, sipas tij, është përgjegjësi e KQZ-së dhe organeve të tjera.

“Florian të dëgjova unë ty me vëmendje” ia kthen Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat