Ramiz Kelmendi i bashkohet listës së PDK-së si kandidat për deputet

Aktuale

Ramiz Kelmendi i bashkohet listës së PDK-së si kandidat për deputet

Nga: A.Z Më: 12 janar 2021 Në ora: 22:42
Enver Hoxhaj dhe Ramiz Kelmendi

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike të Kosovës.

Hoxhaj ka shkruar se në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushë e ekonomisë, përcjell “Bota sot”.

Tutje ka thënë se si prioritet kryesor i Partisë Demokratike do të jenë ndihmat për bizneset e prekura nga pandemia dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Postimi i plotë:

Nga Peja, me mikun tim, Ramiz Kelmendi. Njëri ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës. Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë. Ndihma për bizneset e prekura nga pandemia dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesor i Partisë Demokratike. Prandaj, unë dhe të gjithë në PDK, jemi jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë. #HoxhajKryeministër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat