Krasniqi flet për aksionin simbolik: Po abuzohet me fuqinë e shtetit ndaj të dobëtëve

Aktuale

Krasniqi flet për aksionin simbolik: Po abuzohet me fuqinë e shtetit ndaj të dobëtëve

Më: 12 janar 2021 Në ora: 23:17
Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi, ka folur për aksionin e sotëm në objektin e Policisë së Kosovës, në qendër të Prishtinës, ku u shkrua slogani “Partitë tubime, qytetarëve dënime”.

Krasniqi tha se po vazhdon të ketë padrejtësi në këtë kohë pandemie.

Aksioni i partisë që përfaqëson ai, PSD, iu referua ndalesave që kanë qytetarët në këtë kohë pandemie, ndërkohë që sipas tij, po lejohen tubimet e partive.

“Krejt ideja jonë ishte qysh në Kosovë, pandemia nuk i ka goditur njësoj të gjithë njerëzit, nuk i ka goditur njësoj ekonomikisht, më të fortët madje edhe janë forcuar, por në anën tjetër gjithmonë më të dobëtit janë goditur më së shumti, është abuzuar me fuqinë e shtetit ndaj të dobëtëve dhe jorastësisht i kemi dikur rreth 3 milionë euro dënime, apo mbi. Çdo ditë kemi tubime të partive politike, jo që nuk ndalohen e dënohen, po edhe mbrohen, Policia e Kosovës kujdeset për mbarëvajtjen e atyre tubimeve, të cilat janë në komplet në shpërputhje me ligjin”, tha Krasniqi, i cili ishte mes disa zyrtarëve të PSD-së që sot u arrestua pas aksionit simbolik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat