Krasniqi thotë se gjobat ndaj aktivistëve vërtetojnë pabarazinë ndaj qytetarëve

Aktuale

Krasniqi thotë se gjobat ndaj aktivistëve vërtetojnë pabarazinë ndaj qytetarëve

Më: 13 janar 2021 Në ora: 01:07
Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi thotë se ndaj disa aktivistëve është ngritur kallëzim penal për aksionin e sotëm të Partisë Socialdemokrate (PSD), ku të martën, në objektin e Policisë së Kosovës, në qendër të Prishtinës, u shkrua slogani “Partitë tubime, qytetarëve dënime”.

E gjashtë aktivistë të tjerë, sipas tij, janë gjobitur me nga 200 euro për mosrespektim të masave gjatë këtij aksioni, ku pati edhe të arrestuar.

“Është absurde, pasi në fund të fundit ata nuk janë dënuar as për pengim të personit zyrtar as për dëmtim të pronës , janë dënuar për mosrespektim të masave.

Çfarë masash? Që kanë qëndruar bashkë 10 veta. Çka me bo me këta që nga 100 veta po tubohen në tubime të cilësdo parti. Për ta s’ka dënime. Automatikisht ti e sheh që ka një pabarazi qysh shteti dhe policia i trajton qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat