Blerim Kuçi flet pas dorëheqjes, tregon se a do kandidojë për deputet

Aktuale

Blerim Kuçi flet pas dorëheqjes, tregon se a do kandidojë për deputet

Më: 13 janar 2021 Në ora: 10:07
Blerim Kuçi

Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit (MEA).

Kuçi tha se tashmë e ka kërkuar lirimin nga detyra e postit të ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit përshkak se do të jetë pjesë e shtabit zgjedhor nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kuçi tregoi edhe se a do të jetë pjesë e listës së deputetëve të AAK në zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt.

“Po kam kërkuar të lirohem nga detyra e ministrit përshkak se kam me qenë pjesë e shtabit zgjedhor në këto zgjedhje dhe nuk mundem në të njëjtën kohë me kry si duhet detyrën edhe të ministrit edhe me qenë pjesë e shtabit zgjedhor. Do të jem pjesë e shtabit zgjedhor në zonën Suharekës, Rahovecit dhe Prizrenit”, tha Kuçi.

Kuçi ka potencuar edhe se do të jetë vetëm pjesë e shtabit zgjedhor dhe nuk do të jetë në listën e deputetëve.

“Jo nuk do të jem në listën e deputetëve”, tha shkurt Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat