Nga familja reagojnë pas publikimit të fotografisë së nënës së ish-presidentit Thaçi

Aktuale

Nga familja reagojnë pas publikimit të fotografisë së nënës së ish-presidentit Thaçi

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:50
Hashim Thaçi me prindërit

Mbesa e Hashim Thaçit, Evgjeni Thaçi ka reaguar pas publikimit të fotografisë së nënës së ish-presidentit nga stafi mjekësor i QKUK-së.

Deputetja e PDK-së ka thënë se e drejta për privatësi dhe konfidencialitet është një nga të drejtat kryesore të pacientëve.

Ajo ka thënë se publikimi i fotografive të pacientëve cilësohet si shkelje flagrante e të drejtave të tyre.

Ky reagim i Evgjeni Thaçit vjen pasi që një infermiere publikoi një fotografi me nënën e ish-presidentit, dhe e cila menjëherë u bë virale në rrjete sociale dhe media.

Reagimi i plotë i Evgjeni Thaçit:

E drejta per privatesi dhe konfidencialitet eshte nje nga te drejtat kryesore te pacienteve. Trajtimin me dinjitet te çdo individi, e siguron legjislacioni ne fuqi dhe konventat nderkombetare qe trajtojne te drejtat e njeriut.

Duke shprehur mirenjohje te thelle per punen e tyre, lus stafin shendetesor kudo ne Kosove, e poashtu edhe mediat, qe ta respektojne privatesine e pacienteve pa marr parasysh kush jane ata. Publikimi pa autorizim i fotografive te pacienteve (pa marre parasysh qellimin), cilesohet si shkelje flagrante e te drejtave te tyre dhe nje sjellje aspak profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat