Veliu: Ende nuk është zgjedhur drejtori i policisë, procesi vazhdon

Aktuale

Veliu: Ende nuk është zgjedhur drejtori i policisë, procesi vazhdon

Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:58
Agim Veliu

Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e kryeministrit tashmë në detyrë Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendës drejtori Samedin Mehmeti.

E në disa media sot u raportua se Samedin Mehmeti është emëruar në pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës.

Por një gjë të tillë e ka mohuar, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Në një prononcim Veliu ka thënë se zgjedhja e drejtorit të policisë është në proces. “Zgjedhja e drejtorit është në proces ende”, ka thënë shkurt Veliu.

Samedin Mehmeti është duke e ushtruar detyrën e drejtorit të policisë tash e tre muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat