Lutfi Haziri ngushëllon familjen e Arben Dermakut

Aktuale

Lutfi Haziri ngushëllon familjen e Arben Dermakut

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:19
Lutfi Haziri dhe Arben Dërmaku

Me rastin e ndarjes nga jeta të Profesorit Arben Dermaku, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij.

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Dërmaku,

 Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektualit të shquar e profesorit universitar, Arben Dërmaku.

Prof. Dr. Arben Dërmakun do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, në veçanti, për kontributin në themelimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, duke qenë rektori i parë i këtij institucioni të krenarisë.

Familje e nderuar Dermaku, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ngushëllime edhe kolegëve profesorë të Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universitetit “Hasan Prishtina”, studentëve, miqve e farefisit.

 Lamtumirë, miku im!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat