Ish oficeri i lartë i UÇK-së Naim Maloku jep alarmin: Ky është dyshimi i madh i tij se çfarë mund të ndodhë me votat e…

Aktuale

Ish oficeri i lartë i UÇK-së Naim Maloku jep alarmin: Ky është dyshimi i madh i tij se çfarë mund të ndodhë me votat e…

Nga: N. H Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:28
Naim Maloku

Ish oficeri i lartë i UÇK-së, eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Naim Maloku, në një koment në rrjetin social në Facebook, ka ngritur dyshime për votat e diasporës.

Ai shkruan se po bëhet çmos që nga Sllovenia të vijnë fizikisht në Kosovë për të votuar.

Ndërsa, shkruan se ka dyshime në personelin e postës së Kosovës lidhur me votat që do të vijnë nga shtetet tjera.

“Po bëjmë çmos që nga Sllovenia të vijnë fizikisht atje, sa më shumë për të votuar. Edhe në shtet tjera duhet të veprohet njëjtë. Votimi, nëse s’ka zgjedhje tjetër, duhet të kryhet më 2 dhe 3 shkurt. Edhe këto data nuk janë të sigurta që zarfet mbërrin në kohë atje. Personalisht, dyshoj edhe në personelin e postës së Kosovës”, shkruan Maloku në një koment në Facebook.

Image
Shkrimi i Malokut në Facebook.

Kujtojmë se Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendim për verifikimin e të gjithë votuesve nga Diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat