Bytyçi: Kultura politike në Kosovë më e zhvilluar se në Shqipëri, në 14 shkurt epoka e Kurtit dhe Osmanit

Aktuale

Bytyçi: Kultura politike në Kosovë më e zhvilluar se në Shqipëri, në 14 shkurt epoka e Kurtit dhe Osmanit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:43
Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi

Në një intervistë për Ora News, profesori Enver Bytyçi u shpreh se kultura politike në Kosovë është më e zhvilluar në Shqipëri dhe se shoqëria civile në funksionon më mirë se sa në Shqipëri.

Për Bytyçin, Vetëvendosja është në ekuilibër dhe nuk ka përçarje, ndërsa PDK-ja është një parti me militantë dhe fanatikësh.

Bytyçi: Për zgjedhjet e 14 shkurtit është e qartë se partitë politike do të përdorin rifreskimin e listave zgjedhore për të përfituar sa më shumë vota nga qytetarët. Por cësthje themelore është programi dhe vizioni që ato kanë. Mendoj se kultura politike në Kosovë është më e zhvilluar se në Shqipëri dhe se shoqëria civile në funksionon më mirë se sa në Shqipëri. Institucionet e shtetit kanë një veprim demokratik më të civilizuar dhe më të arrirë se në Shqipëri. Prandaj besoj se përveç emrave dhe militantizmave, ndikojnë edhe programet politike. Ato që e dallojnë qytetarin e Shqipërisë me atë të Kosovës, është se janë më vigjilentë kundrejt mashtrimeve dhe dalin ta dallojnë më mirë realitetin. Ajo që ndodh me zgjedhjet ne Kosovë është më lart me atë që ndodh në Shqipëri.

Mendoj se Vetëvendosja është në ekuilibër dhe nuk ka përçarje. Një eksponent i tyre është në Hagë, por nuk mendoj se kjo do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. PDK-ja është një parti me militantë dhe fanatikësh, për pasojë do të ketë firo shumë të vogla. Mendoj se lidershipi i PDK-së do ta shfrytëzojnë faktin se Veseli dhe Thaçi janë në Hagë për të tërhequr sa më shumë elektorat. Ndërsa LDK-ja është më e përçarë se kurrë sepse është larguar prej saj ndoshta figura kryesore e autoritetit dhe integritetit. Besueshmëria e Vjosa Osmanit krahasuar me Isa Mustafës qëndron shumë më lart si individ. Pavarësisht se Mustafa thotë që do të jetë parti e parë, unë mendoj se do të jetë parti e tretë.

Bytyçi shtoi se në 14 shkurt do të shohim nëse do të kemi një kalim në në epokë tjetër, gjë të cilën ai mendon se do të ndodhë me Kurtin dhe Osmanit.

Bytyçi: Kosova ka kaluar 2 faza tranzicioni politike, ku e para lidhet me autoritetin e Ibrahim Rrugës që ishte i pakonkurrueshëm. Deri në këtë periudhë LDK-ja ka pasur rolin vendimtar në ushtrimin e pushtetit në Kosovë deri në vitin 2007, para shpalljes së pavarësisë. Ndërsa deri më sot lidershipi i Kosovës, është donimuar nga partitë e udhëhequr nga liderat që kanë dalë nga lufta e UÇK-së. Ende nuk ka hyrë në spektrin politik Lëvizja Vetëvendosja dhe lëvizja specifike e zonjës Osmani. Në 14 shkurt do të shohim nëse do të kemi një kalim në epokë tjetër, gjë të cilën unë mendoj se do të ndodhë me Kurtin dhe Osmanit. Edhe pse besoj se do të kenë shumicën, por nuk do të jenë në gjendje që ta bëjnë të vetëm qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat