Hoti me fushatë elektorale edhe në Skënderaj

Aktuale

Hoti me fushatë elektorale edhe në Skënderaj

Më: 13 janar 2021 Në ora: 17:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka qëndruar sot në Skënderaj.

Anipse fushata elektorale nuk ka filluar zyrtarisht, Hoti e ka nisur atë që moti.

Nga Skënderaj, Hoti tha se LDK në këtë komunë është gati dhe e mobilizuar.

“Zoti e bekoftë Skënderajn, Zoti e bekoftë LDK-në”, shkroi ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

Në degën e shtëpisë sonë politike në Skenderaj!

Po, gati dhe të mobilizuar, ishte epilogu i takimit me strukturat dhe anëtarët e degës tonë për fitoren e LDK-së, e cila përpos që ishte përgjegjëse për bërjen e shtetit, e tillë mbetet edhe për mbrojtjen dhe zhvillimin e tij.

Zoti e bekoftë Skenderajn!

Zoti e bekoftë LDK-në!.

Image
Image
Image
Image

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat