Studioja është gati, por a janë gati për debat televiziv Hoxhaj, Kurti dhe Hoti?

Aktuale

Studioja është gati, por a janë gati për debat televiziv Hoxhaj, Kurti dhe Hoti?

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:28
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Pas kërkesës së Enver Hoxhajt për debat televiziv me Albin Kurtin, drejtori i Klanit, Adriatik Kelmendi ua ka hapur derën e studios atyre, por këtu e ka përfshirë edhe Avdullah Hotin.

Postimi i tij:

Kurrë debat më cilësor të kundërkandidatëve nuk do të kishte.

Albin Kurti, i diplomuar për Telekomunikacion dhe Kompjuteristikë në Universitetin e Prishtinës.  Ish-kryeministër dhe Kryetar i “Vetëvendosjes!”. Ish-lider studentor.

Avdullah Hoti, me magjistraturë dhe doktoraturë për ekonomi në Universitetin Staffordshire në Britani e Madhe. Kryeministër (ud), ish-zv.kryeministër, ish-ministër i Financave.

Enver Hoxhaj, doktor shkencash në Histori dhe Filozofi në Universitetin e Vjenës. Ish-zv.kryeministër, ish-ministër i Jashtëm dhe ish-ministër i Arsimit.

Secili nga të tre ligjërues të shpeshtë nëpër universitetet më me renome botërore, autorë librash e artikujsh, të zgjedhur deputetë sa herë që kanë garuar.

Besoj se përballjet e tyre parazgjedhore do të ishin emancipim për politikën dhe shoqërinë, të cilit do t’ia kishin zili edhe vendet e rajonit dhe më gjerë.

Studioja është e hapur dhe i mirëpret!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat