Gecaj i PDK-së: Vetëvendosje ka punuar kundër diasporës

Aktuale

Gecaj i PDK-së: Vetëvendosje ka punuar kundër diasporës

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:43
Arben Gecaj

Arben Gecaj, Koordinator për Diasporën në PDK, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka instrumentalizuar kosovarët që jetojnë në diasporë.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka instrumentalizuar pjesën emocionale të diasporës, duke i shfrytëzuar si votues. LVV ka punuar kundër diasporës. Nga ana praktike e ka mbyllur Ministrinë e Diasporës”, është shprehur Geca.

“Nuk është e gjithë diaspora aktive në politikë dhe nuk është e organizuar nëpër parti. Nga Perëndimi kanë arritur në zgjedhjet e fundit vetëm 20 mijë vota. Nuk është e gjithë diaspora e interesuar që të votojë”.

Gecaj ka thënë në Info Magazine se 70 përqind e votave që kanë ardhur nga diaspora në të kaluarën kanë qenë nga dy shtete evropiane.

“Në Kosovë votuesit apo zarfat që kanë ardh janë nga Zvicra dhe Gjermania dhe 30 përqind nga pjesët tjera të botës”.

“Për PDK nuk ndonjë vërejtje se si përcaktohet votimi. Është çështje e KQZ-së dhe jo e partive politike”, tha Gecaj .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat