Këta janë emrat e kandidatëve për deputetë të LDK-së nga Istogu

Aktuale

Këta janë emrat e kandidatëve për deputetë të LDK-së nga Istogu

Më: 13 janar 2021 Në ora: 19:47
LDK

Sot në mbledhjen e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës-Dega në Istog, të kryesuar nga kryetari Haki Rugova u nominuan kandidatët për deputetë nga Dega e Istogut.

Dega e LDK-së në Istog ka nominuar Ilir Feratin, Besart Dreshajn dhe Shkëmb Manajn.

Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.

LDK-ja kësaj radhe do të garojë e vetme në zgjedhje, pa ndonjë koalicion me parti të mëdha.

Kandidat për kryeministër ka Avdulllah Hotin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat