Albin Kurti prezanton aderimin e ri në Vetëvendosje

Aktuale

Albin Kurti prezanton aderimin e ri në Vetëvendosje

Nga: A.Zh Më: 13 janar 2021 Në ora: 20:51
Arben Vitia, Albana Morina-Xharra dhe Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, bashkë me ish-ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, kanë prezantuar aderimin e ri në këtë parti.

Ajo është Albana Morina-Xharra, dizajnere e arkitekturës, përcjell Bota sot.

Kurti ka prezantuar Morina-Xharrën, duke theksuar se VV-ja po rritet dhe se atë e pret fitore masive më 14 shkurt.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Albana Morina Xharrës i uruam mirëseardhje në Lëvizje bashkë me kryetarin e Qendrës së Prishtinës dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Studimet e nivelit master Albana i ka përfunduar në Universitetin POLIS në Tiranë në drejtimin dizajn parametrik, në fushën e arkitekturës.

Ajo tani është drejtoreshë dhe arkitekte në Carto Pinto, një lokal në Prishtinë.

Më parë ka punuar në ProCredit si analiste për menaxhim të dokumenteve dhe menaxhere për marrëdhënie me klientë. Albana pos gjuhës shqipe, flet edhe gjermanisht, anglisht e serbisht. Bashkë me Albanën e shumë gra të tjera profesioniste, Vetëvendosje! po rritet e forcohet, drejt fitores masive me 14 shkurt dhe qeverisjes së mirë më pastaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat