Arianit Koci: “Homeland”, Kosovën e paraqet vend të terroristëve islamik, ku deponohet gasi vdekjeprurës

Aktuale

Arianit Koci: “Homeland”, Kosovën e paraqet vend të terroristëve islamik, ku deponohet gasi vdekjeprurës

Nga: N.Sh Më: 13 janar 2021 Në ora: 21:10
Foto nga seriali

Avokati Arianit Koci, thotë se një serial prej më të shikuarve në botë e paraqet Kosovën si një vend skajshmërisht primitiv.

Sipas tij, Kosova imazhin në botë e ka zero.

E ky reagim i Kocit ka ardhë pasi që, seriali Homeland, në platformën Netflix, Kosovën e paraqet si një vend ku terroristët islamik e kanë çerdhen.

Madje, sipas Kocit, në këtë serial thuhet se, edhe elementet kimike për krijimin e Sarinit, gasit vdekjeprurës i kanë deponuar në Kosovë.

Reagimi i Kocit:

1.

Në një prej serialeve më të shikuara në botë, Homeland - në platformën Netflix, Kosova paraqitet si vend ku terroristet islamik e kanë çerdhen.

Madje, elementet kimike për krijimin e Sarin-it, gasit vdekjeprurës, i kanë të deponuara në vendin tonë.

2.

Terroristët, pasi që afër Prishtinës e marrin substancën vdekjeprurëse (nerve agent), i cili sipas NATO-s, konsiderohet si armë e shkatërrimit në masë, i planifikojnë sulmet anëkend Evropës.

3.

Pamjet e xhiruara në serial, e paraqesin Kosovën si një vend skajshmërisht primitiv.

Nuk e di, ndoshta edhe jemi.

Unë si duket e shoh vetën dhe vendin tim, me një optike tjetër.

Sidoqoftë, imazhin në botë e kemi zero.

E imazhin e bëjnë politikanët dhe diplomatët tanë.

Pas tyre, edhe ne të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat