Abrashi përsëri do të kandidojë për deputet të Vetëvendosjes

Aktuale

Abrashi përsëri do të kandidojë për deputet të Vetëvendosjes

Nga: A.SH Më: 13 janar 2021 Në ora: 21:41
Artan Abrashi

Ish-deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka bërë të ditur se do të kandidojë për deputet të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Ai ka falënderuar të gjithë delegatët e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren për besimin e dhënë.

Postimi në Facebook:

Falemnderoj me zemër të gjithë delegatët e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren për besimin e dhënë për kandidaturën time për Kuvendin e Kosovës. Jam i nderuar tej mase.

Na priftë e mbara në fitorën e madhe!

Me respekt, Artani

#14shkurt #LëvizjaVETËVENDOSJE #QeveriaKurti2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat