Hoti tregon parimet me të cilat do të vazhdojë dialogun me Serbinë

Aktuale

Hoti tregon parimet me të cilat do të vazhdojë dialogun me Serbinë

Nga: A.Z Më: 14 janar 2021 Në ora: 09:05
Avdullah Hoti

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta.

Ai ka shtuar se në lidhje me këto dua të sqaroj se në dialog me Serbinë ne kemi hyrë mbi parime të qarta, përcjell “Bota sot".

Tutje ka cekur disa nga parimet, udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës, organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket, marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

Ai thotë se nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.

Postimi i plotë:

Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:

Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:

- Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.

- Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

- Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.

- Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.

- Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat