KRU “Gjakova”: Pavarësisht vërshimeve uji është i cilësisë së lartë

Aktuale

KRU “Gjakova”: Pavarësisht vërshimeve uji është i cilësisë së lartë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Të gjithë qytetarët që furnizohen me ujë të pijshëm nga KRU “Gjakova”, mund ta përdorin këtë ujë edhe pas reshjeve dhe vërshimeve që kanë përcjellë vendin gjatë ditëve të fundit.

Zëdhënësja e KRU “Gjakova”, Dafina Syla- Dina, tha që  uji edhe pas vërshimeve është në cilësinë e duhur

“Siguroj te gjithë konsumatorët  që uji është i cilësisë  së lartë dhe është në nivel të duhur” tha Dina.

Tutje,  ajo tha që sa i përket të gjithë  zonës nga uji i Radoniqit uji konsumohet dhe është në gjendje të rregullt.

“Ritheksoj që këto komuna janë shumë me fat që e konsumojnë këtë ujë” u shpreh Dina.

Problemi i vetëm sipas Zëdhënëses Dina është me kanalizimet sidomos gjatë vërshimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat