Gecaj: Rugova personifikoi dhe përfaqësoi më së miri çështjen shqiptare

Aktuale

Gecaj: Rugova personifikoi dhe përfaqësoi më së miri çështjen shqiptare

Nga: A.Z Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:23
Ibrahim Rugova

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, në një postim në Facebook ka thënë se LDK-ja është familja politike e Dr. Ibrahim Rugovës, i cili ka qenë i veçantë në shumëçka, ka lëvduar shumëkënd, ndërsa ofendimi nuk ka ekzistuar në fjalorin e tij.

Ai ka thënë se Rugova personifikoi dhe përfaqësoi më së miri çështjen shqiptare nga fundshekulli i kalur, përcjell “Bota sot”.

Tutje ka shtuar se trashëgimin politike të Presidentit Historik e mbajmë me respekt e mburrje, jo për hir të zgjedhjeve por për besimin në ato parime dhe obligimin që të shtyjmë përpara filozofinë rugoviane.

Postimi i plotë:

LDK – familja politike e Dr. Ibrahim Rugovës!

Doktor Ibrahim Rugova ka qenë i veçantë në shumëçka, përshirë edhe faktin se ai nuk ka folur keq për askënd, ka lëvduar shumëkënd, ndërsa ofendimi nuk ka ekzistuar fare në fjalorin e tij.

Shumëkush do të mund të thirret sot në te dhe të promovoi filozofinë e tij, sepse ai vërtetë personifikoi dhe përfaqësoi më së miri çështjen shqiptare nga fundshekullin i kaluar, si dhe ishte arkitekti dhe dizanjeri kryesor i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë të cilën ne e gëzojmë sot.

Megjithatë, familja e tij politike ishte dhe mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës sot e për-mot! Trashëgiminë politike të Presidentit Historik e mbajmë dhe e kultivojmë me respekt e mburrje, jo për hir të zgjedhjeve e populizimit, siç e bëjnë disa, por për besim në ato parime dhe për obligimin që kemi të shtyjmë para filozofinë rugoviane të qendrës së djathë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat